Duda Balje padit analistin e VV-së, Sadri Ramabaja, kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Duda Balje padit analistin e VV-së, Sadri Ramabaja, kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj analistit politik Sadri Ramabaja, për shkak të disa deklarimeve të tij të bëra në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, më 7 prill 2025.

Sipas Baljes, “deklaratat publike të Ramabajës ndaj saj përbëjnë shpifje dhe kanë dëmtuar imazhin dhe integritetin e saj personal dhe profesional”.

Ajo ka angazhuar avokatin Fanol Krasniqi si përfaqësues ligjor dhe ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga i padituri.

Share This