Drogba u kërkon tifozëve të jenë të durueshëm me Pochettinon

Drogba u kërkon tifozëve të jenë të durueshëm me Pochettinon

Legjenda e Chelsea-s, Didier Drogba, u kërkon tifozëve të jenë të durueshëm me menaxherin Mauricio Pochettino.

Argjentinasi është nën presion pasi Chelsea ende nuk po mund t’u kthehet rezultateve pozitive këtë sezon të garave.

“Nuk është një moment i lehtë për klubin, por ata kanë mbështetjen dhe besimin tim, sepse Chelsea është ende Chelsea”, ka thënë tha Drogba.

“Fatkeqësisht nuk ka kohë në futboll, por lojtarëve të rinj do t’u duhet kohë për t’u përshtatur. Duhet të mbani mend se kur u bashkova me Chelsea, grupi i lojtarëve ishte rreth 24, 25, 26, disa prej tyre 27 vjeç, pra ishin tashmë atje, gati për lojën”.

“Ata ende po mësojnë, janë ende të rinj. Jepuni atyre kohë dhe kur të arrijnë kulmin e tyre, të gjithë do të thonë “ky është brezi i ri, skuadra më e mirë që ka pasur ndonjëherë Chelsea”. Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë Pochettino në Premier League. Ai e njeh mirë Ligën dhe po bën punën më të mirë të mundshme”, ka pohuar Drogba.

Share This