Drita triumfon në derbin ndaj Gjilanit, Nikli ’74 i fortë për Dukagjinin

Drita triumfon në derbin ndaj Gjilanit, Nikli ’74 i fortë për Dukagjinin

Drita ka triumfuar në derbin më të madh në vendin tonë, duke mundur Gjilanin, me rezultat 0-1, të dielën në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli mes dy rivalëve të përbetuar, ka dhuruar sfidë interesante, edhe pse u shënuan vetëm një gol.

Të dy skuadrat krijuan disa raste të mira, sidomos të besuarit e Zekerija Ramadanit u shfaqen më të rrezikshëm, derisa golin e fitores për Dritën e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 64-të pas asistimit të Muharrem Jasharit.

Pas kësaj fitore, Drita tani ka 31 pikë aq sa ka edhe Llapi, kurse, tabelën e kryeson Ballkani me 38 sosh, ndërsa Gjilani ndodhte në vendin e tetë me 17-të pikë.

Tri pikë tejet të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Feronikeli ’74 që para tifozëve të tyre mundi Dukagjinin, me rezultat 1-0, falë golit të Florent Avdylit në minutën e 34-të pas asistimit të Jakup Berishës.

Nikli ’74 shkon në kuotën e 18-të pikëve në pozitën e shtatë, kurse, tri  me pak se Dukagjini që është e gjashta.

Share This