Drita mundët nga Legia

Drita mundët nga Legia

Drita është mundur në udhëtim nga Legia e Varshavës, me rezultat 2-0, të enjten mbrëma.

Legia dhe Drita u përballen në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.

Skuadra jonë e cila nga minuta e 31-të luajti më një lojtar më pak në terren pasi që Gomda u ‘skuq’, në pjesën e parë nuk u thye.

Mirëpo, epërsinë e një lojtari më shumë në terren, Legia e shfrytëzoi më mirë në fraksionin e dytë duke shënua dy gola.

Fillimisht Kramer (56’), kalojë skuadrën polake në epërsi prej 1-0, derisa rezultatin e dyfishoi Gual (83’).

Edhe skuadra jonë herë pas herë tentoi të gjejë rrugën e golit, por pa sukses.

Ndeshja kthyese luhet pas një javë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku Drita do të synojë të përmbys rezultatin e ndeshjes se sotëm.

Share This