Drita mundët nga Auda, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’

Drita mundët nga Auda, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’

Drita është mundur nga Auda e Letonisë, me rezultat 1-0, të enjten në ndeshjen për rrethin e tretë në Ligën e Konferencës.

Përballja mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me iniciative të lehtë të nikoqirëve, derisa golin e fitores dhe të vetmin në këtë ndeshje e shënoi Tavares (8’).

Skuadra krijojë disa raste, sidomos në pjesën e dytë kur edhe qëlloi shtyllën, megjithatë, nuk ia doli që të gjejë golin e barazimit.

Ndeshja kthyese luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’, aty ku Drita synon të përmbys rezultatin e lojës së sotëm.

Share This