Drita mposht Ballkanin, Malisheva mund Gjilanin, kjo është tabela
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e kësaj fundjavë mes Dritës dhe Ballkanit, i ka takuar skuadrës gjilanase e cila mundi kampionin në fuqi të Kosovës, me rezultat 1-0, në ndeshjen e luajtur në stadiumin më bari sintetik në Gjilan.
Sfida mes këtyre dy skuadrave që synojnë titullin e kampionit, ka prodhuar një ndeshje interesante, edhe pse u shënua vetëm një gol.
Ishte Albert Dabiqaj (83’), i cili shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Dritën, e cila tani ka nëntë pikë dhe zë vendin e gjashtë, derisa Ballkani renditet e treta më një pikë më shumë.
Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Malisheva e cila para tifozëve të saj mundi Gjilanin, me rezultat 2-1.
Vesel Limaj (21’) nga penalltia kalojë Malishevën në epërsi prej 1-0, kurse, Edi Basan (44’), barazoi shifrat në 1-1, kurse, për fitoren e skuadrës së Bekim Isufit u përkujdes Laurent Xhylani (52’).
Pas kësaj fitore, Malisheva ka 13 pikë aq sa ka edhe Suhareka në krye të tabelës, kurse, Gjilani renditet në pozitën e tetë me vetëm pesë pikë.
Tabela pas javës së gjashtë: