
Drita mposht Ballkanin, hap gjigant drejt titullit, fiton edhe Ferizaj
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka mposhtur Ballkanin, me rezultat 2-0, të martën në derbin e kësaj mesjavë.
Lideri i tabelës arkëtojë edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit duke mundur ndjekësin Ballkanin.
Golin e epërsisë për skuadrën gjilanase e shënoi Veton Tusha (77’), derisa Kastriot Selmani (89’) u përkujdes për rezultatin përfundimtar 2-0.
Vlen të cekët se skuadra nga Suhareka nga minuta e 64-të mbeti me një lojtar me pak në fushë pasi Gentrit Halili u largua me karton të kuq.
Pas kësaj fitore, Drita ka 53 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë së Ballkani që është në pozitën e dytë.
Ferizaj ka vazhduar me formën e mirë duke mundur Llapin, me rezultat 2-1.
Ferizajasit me një gol të Valmir Nafiut (11’) dhe një goli të Antonio Ilieski (42’) mundën llapjanët derisa golin e vetëm për këta të fundit e realizoi Blendi Bafiu (17’).
Pas kësaj fitore, Ferizaj ngjitët në vendin e pestë me 32 pikë, kurse, Llapi renditet e teta me 26 sosh.