Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Llapit
Skuadra e Dritës e ka fituar me përmbysje derbin ndaj Llapit (3-1), në ndeshjen që u zhvillua të hënën në Gjilan.
Ishte skuadra mysafire që kaloi e para në epërsi me golin e Blend Baftiut, në minutën e 22-të. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Në minutën e 68-të, Albert Dabiqaj e realizoi golin e barazimit, kurse shtatë minuta me vonë i njëjti futbollist e kalon Dritën në epërsi me rezultat 2-1. Në minutat shtesë në skenë doli edhe një herë Dabiqaj që realizoi golin e tretë personal dhe të katërtin në ndeshje për rezultatin përfundimtar 3-1.
Pas kësaj ndeshje, Drita përforcon pozitën e parë me 31 pikë. Në anën tjetër, Llapi mbetët në kuotën e 16 pikëve dhe renditet në pozitën e dhjetë.