Drita mbyll përgatitjet në Bullgari, gati për ndeshjet e rrethit të dytë në Conferece League
Skuadra e Dritës ka mbyllur përgatitjet që i zhvilloi në Bansko të Bullgarisë.
Trajneri Zekirija Ramadani, është ndarë i kënaqur me punën e futbollistëve, derisa ai ka vendosur që skuadrës t’i jap dy ditë pushim para se të nis përgatitjet përfundimtare për ndeshjet e rrethit të dytë në Conference League.
“Këtu ishim nga data 1 korrik ku ekipi ynë gjatë kësaj periudhe ka realizuar planin e paraparë nga trajneri Zeka me stafin e tij.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ishin në program edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe Bullgare si Montana(2-1), Septemvri Sofia(1-2) dhe Arda(1-1).
Ajo që ishte më e rëndësishmja nuk kishte lëndime dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë”, ka shkruar ndër të tjera Drita në Facebook.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i FC Drita:.
Mbyllim fazën përgaditore në Bansko
Pas përfundimit të stërvitjes së sotme kemi mbyllur fazën përgaditore në Bansko të Bullgarisë dhe kthehemi për Kosovë. Këtu ishim nga data 1 korrik ku ekipi ynë gjatë kësaj periudhe ka realizuar planin e paraparë nga treneri Zeka me stafin e tij.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ishin në program edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe Bullgare si Montana(2-1), Septemvri Sofia(1-2) dhe Arda(1-1).
Ajo që ishte më e rëndësishmja nuk kishte lëndime dhe gjithqka ka shkuar në menyrën më të mirë.
Faton Maloku, Almir Ajzeraj dhe Ensar Huruglica për shkak të dëmtimeve nuk ishin nga dita e parë së bashku me ekipin për tu rikthyer plotësisht gjatë kohës që ishim në Bansko, ndërsa Florian Smakiqi nuk ka udhëtuar me ekipin dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.
Ndërsa Hasan Gomda dhe Iljasa Zylfiu si përforcimet e fundit janë bashkuar më vonë me ekipin.
Ekipi do të kthehet ne Kosovë dhe do të ketë dy dite pushim më pas do të vazhdojë më përgaditjet dhe në javën e ardhshme do të zhvillojmë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese para ndeshjes së rrethit të dytë të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet me 25 korrik.
DFC🤍.