Drita fiton derbin, S’gabon Ballkani, Nikli përmbys Lirinë

Drita fiton derbin, S’gabon Ballkani, Nikli përmbys Lirinë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur Prishtinë, me rezultat 3-0, të dielën në Gjilan në derbin e kësaj fundjave.

Ajzeraj (47’), Prapashtica (50’) dhe Selmani (90+2’), u përkujdesën për fitoren e gjilanasve.

Pas kësaj fitore, Drita shkon në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Prishtina.

Ndërkohë, serine e fitoreve në këtë sezon të garave, e ka vazhduar edhe Ballkani që mundi Malishevën, me rezultat 3-2, ndeshje kjo e zhvilluar në Suharekë.

Kampionët në fuqi të Kosovës me përmbysje falë golit të Halilit (21’) Gripshit (29’) dhe Zybës (75’), munden Malishevën. Hazrollaj (7’) dhe Aliu (77’), realizuan golat për malishevasit.

Ballkani tani ka 13 pikë aq sa Llapi në krye të tabelës, kurse, Malisheva mbetet në kuotën e nëntë pikëve.

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur Feronikeli ’74 që në udhëtim me përmbysje mposhti Lirinë, me rezultat 3-5.

Petrus (2’), Alidema (7’), Tijueza (13’), shënuan për skuadrën prizrenase, kurse për skuadrën nga Drenasi ishin Razcak (35’), Berisha (32’, 66’) dhe Avdyli (61’), që shënuan për fitoren e madh të Niklit.

Liria mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa tani edhe Feronikeli ’74.

Share This