Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Llapi ngjitët në krye të tabelës
Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 24-të në elitën e futbollit tonë.
Drita e ka mposhtur Prishtinën në derbin e madh të kësaj fundjavë me rezultat 1-0, ndeshje kjo e luajtur të shtunën në Gjilan.
Blerim Krasniqi (61’), ka shënuar golin e fitores së madhe të gjilanasve të cilat tashmë kanë 46 pikë në vendin e tretë, katër me pak se lideri i tabelës, Llapi, kurse, Prishtina renditet e pesta me 34 sosh.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar Llapi që në “Zahir Pajaziti” mundi Gjilanin, me rezultat 2-1.
Llapjanët arkëtuan tri pikë të arta në garën për titull të kamponit falë një gol të Ahmed Jonuzi (45+1’) dhe Muahmet Hysenit (89’ nga pen), derisa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Jarovic (71’ nga pen).
Pas kësaj fitore, Llapi ngjitët në krye të tabelës me 50 pikë, dy më shumë së Ballkani, por kjo e fundit nesër luan ndeshjen e radhës kundër Malishevës. Gjilani mbetet në zonën e rrezikshme me 22 sosh.
Ndërkaq, dueli mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës është mbyllur pa gola. Fushë Kosova ia doli të shkëpusë një pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Fushë Kosova është e parafundit me 16 pikë, derisa Dukagjini renditet e gjashta me 30 sosh.