Drita e shkatërron skuadrën hungareze në miqësore
Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Dritës dhe skuadrës hungareze, Vasas Futball Club.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në Antalya të Turqisë, Drita e ka mposhtur 6:1 skaudrën hungareze, Vasas, raporton KP.
Golat për Dritën i shënuan Blerim Krasniqi (minuta e 12’), Blend Baftiu (minuta e 45’), Muharrem Jashari (minuta e 59’ dhe 62’), Albin Prapashtica (minuta e 72’) dhe Meris Maliqi (minuta e 79’).
Ndërkaq, golin e nderit për Vasas e shënoi Bence Pavkovics në minutën e 14’.
Miqësoret e radhës për Dritën do të jenë kundër ukrainasve të Ch. Odessa më 20 janar dhe kundër Ruch Chorzow të Polonisë më 26 janar.
Rezultati final, 6:1 në favor të Dritës.