“Drita dhe Ballkani do të jenë dy skuadrat kryesore në garën për titull”

“Drita dhe Ballkani do të jenë dy skuadrat kryesore në garën për titull”

Cilat janë pritshmëritë tuaja për Superligën e Kosovës këtë edicion?

Taulant Dajaku analist i “SuperSport” Kosova të dielën ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” për javën e pare të edicionit të ri 2023/2024. Ai foli lidhur me edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

“Forma se si Gjilani ka ardhur në këtë pikë nuk është mirë, Gjilani ka traditë dhe tifozë të zjarrtë dhe do të bënin çdo gjë për skuadrën edhe nëse do të luanin me skuadër të re, për herë të parë mendoj se Superliga fillon me probleme të tilla.”

Cilat skuadra i shihni si pretendente për titull?

“Skuadra si Ballkani dhe Drita janë cilësore dhe të organizuara mirë, Ballkani nuk do ishte çudi të përfundonte në UEFA Conference League, Drita ka një investues të qëndrueshëm, shpresoj që skuadrat e tjera të mos kenë mos kenë telashe si Gjilani, pasi edhe skuadra si Fushë Kosova do duhet të luajnë ndeshjet në vende tjera. Drita, Ballkani, Prishtina dhe Llapi do të jenë skuadrat kryesore për 4-shen kryesore, ndërkohë besoj se titulli do të vendoset mes Dritës dhe Ballkanit.”

Share This