Drita barazon ndaj Aarau në Zvicër, në një stadium të mbushur me shqiptarë
Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC ka barazuar 2:2: ndaj FC Aarau në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Brugglifeld”.
Ekipi zvicran shënoi golin e parë me anë të Henri Koide në minutën e 36’të.
Goli i barazimit i realizua nga Almir Ajzeraj në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, dy ekipet realizuan nga një gol, kurse atë për ekipin nga Gjilani e shënoi sulmuesi, Blerim Krasniqi.
Në stadium kishte të pranishëm shumë tifozë shqiptarë, madje para ndeshjes performoi edhe këngëtarja, Shkurte Fejza.