Drilon Hajrizi vazhdon me Trepçën, bëhet edhe kapiten i ekipit

Drilon Hajrizi vazhdon me Trepçën, bëhet edhe kapiten i ekipit

Drilon Hajrizi do të vazhdojë të jetë pjesë e KB Trepçës.

Basketbollisti i njohur kosovar ka vazhduar kontratën me mitrovicasit, ka njoftuar klubi në faqen e tyre në Facebook.

Ai gjithashtu merr edhe shiritin e kapitenit, pas pensionimit të Valdrin Haxhiut.

Ky është postimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:

Një dhuratë për ditën e çlirimit!

Sot më 12 Qershor po nënshkruajmë me kapitenin tonë të ri, 12-shin tonë, Drilon Hajrizin.

Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e kadetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve. Gjithashtu, roli i tij në sukseset e klubit tonë edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm.

Klubi është mirënjohës për kontributin e tij. Prandaj, kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12!

Share This