Dridhjet e vogla të tokës në Kosovë: A paraqesin rrezik? Flet gjeologu Guri

Dridhjet e vogla të tokës në Kosovë: A paraqesin rrezik? Flet gjeologu Guri

Ditëve të fundit, Kosova ka përjetuar disa dridhje të tokës me magnitudë të vogël, të cilat kanë ngritur pyetje mbi mundësinë e ndonjë rreziku më të madh.

Sazan Guri, gjeolog, thotë se këto tërmete të vogla nuk janë shqetësuese, transmeton Klankosova.tv.

“Me këto tërmete kaq të vogla që ne i quajmë artificiale, që mund të jenë natyrore të tokës, nuk ka vend për shqetësim”.

“Nuk mendoj se këto tërmete të vogla janë paralajmërim për diçka më të madhe. Ato nuk tregojnë gjë dhe zakonisht vijnë nga shkaqe njerëzore, si nxjerrja e naftës apo ujit nga toka”, tha ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Sipas Gurit, lëkundjet e vogla nuk janë domosdoshmërisht shenjë e ndonjë aktiviteti sizmik më të madh, dhe nuk është panikuese për qytetarët.

Share This