“Dridhet” PSG, nisin hetimet për transferimin e Neymarit
Ministria Franceze e Financave është bastisur mëngjesin e së enjtes nga zyra kundër korrupsionit.
Shkak është hetimi për transferimin e Neymarit te PSG. Dyshohet se qeveria franceze ka ndihmuar në lehtësimin e proçedurave për ardhjen e brazilianit në Paris.
Kujtojmë se Neymar u ble nga PSG me një shifër rekord prej 222 milion euro.
Hetimet janë përqëndruar në pretendimet se klubi i futbollit PSG, pati lehtësime tatimore nga qeveria franceze për të kryer transferimin me një çmim rekord të Neymarit në skuadrën e kryeqytetit francez. Oclciff (Zyra Qendrore për Luftën kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit Tatimor) po heton gjithashtu nëse ndonjë individ apo kompani e përfshirë në transferim mund të ketë kryer evazion fiskal.
Superylli brazilian nënshkroi me klubin e Parisit për një çmim rekord botëror prej 222 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
Transferimi ishte i diskutueshëm që në fillim, me disa që akuzuan PSG-në për përdorimin e ndihmës shtetërore për të përballuar pagat e Neymarit. Qeveria franceze i mohoi këto akuza, por hetimi po vazhdon. E të enjten e 18 janarit 2024, hetimi mori një tjetër kthesë kur Ministria Franceze e Financave u bastis nga Oclciff, njësia e specializuar e policisë franceze.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka hedhur poshtë akuzat se ai bëri të mundur që PSG të shmangte taksimin e çmimit rekord, me të cilin klubi i futbollit parizian bleu yllin brazilian në 2017. Darmanin i cili në atë kohë ishte Ministër i Buxhetit, tha se ishte “shumë i lumtur që lojtarët e futbollit dhe regbisë vijnë në vendin tonë. E shumë prej tyre paguajnë taksat”.
PSG pagoi 222 milionë euro në vitin 2017 për ta transferuar kampionin e La Ligës në Francë. Ai edhe sot është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.