“Dridhet” Liverpool, Klopp largohet në fund të sezonit
Trajneri gjerman Jurgen Klopp në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Liverpooli.
Klubi nga “Anfield” përmes një njoftimi, ka konfirmuar se Klopp në fund të këtij edicioni do ta mbyll aventurën në krye të “The Reds”.
“Jurgen Klopp ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit aktual, pasi kishte informuar pronarët e klubit për dëshirën e tij për t’u larguar nga posti. Pasi udhëhoqi “Të Kuqtë” në një tjetër finale të Kupës së Ligës në ‘Wembley’ të mërkurën mbrëma, 56-vjeçari do të vazhdojë të drejtojë ndeshjet e fundit të sezonit 2023-24, përpara se të largohet nga ‘Anfield’ pasi drejtoi skuadrën për 8 vite e gjysmë, duke udhëhequr Liverpoolin në fitimin e gjashtë trofeve të mëdhenj deri më sot”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Sipas këtij njoftimi, edhe ndihmës trajnerët Pepijn Lijnders dhe Peter Kraëietz, si dhe Vitor Matos, do të largohen nga pozicionet e tyre në fund të sezonit.