“Dridhet” futbolli në Itali

“Dridhet” futbolli në Itali

Shtohet numri i futbollistëve të Serisë A të përfshirë në çështjen e basteve, për të cilën po heton Prokuroria e Torinos.

Deri tani janë zbuluar tre emra, por pritet që numri i tyre të shkojë deri në 10. Pas kontrollit në telefonin celular të Fagiolit, hetuesit kanë zbuluar edhe emrat e Sandro Tonalit dhe Nikolo Zaniolos.

Sipas La Repubblica, në telefonin e futbollistit, hetuesit gjetën biseda me një sërë personash, në të cilat flitet në mënyrë të qartë për bastet edhe me një futbollist të skuadrës së dytë të Juventusit. Rasti i basteve që po trondit futbollin italian, dhe që aktualisht sheh nën hetim Sandro Tonali, Nicolò Zaniolo dhe Nicolò Fagioli, padyshim që prek edhe skuadrat ku ata bëjnë pjesë.

Nëse vërtetohet fajësia e tre futbollistëve, Juventusi në Serinë A për Faxholin dhe Neëcastle dhe Aston Villa, në Premier Ligë për për Tonalin e Zaniolon, mund të kërkojnë ndërprerjen e kontratave me lojtarët. Aktualisht Tonali dhe Zaniolo janë përjashtuar nga grumbullimi i kombëtares italiane dhe u janë sekuestruar telefonat celularë.

Edhe shtypi britanik ka nxjerrë në pah hetimin që ka përfshirë Tonalin dhe Zaniolo. Në faqet e tyre theksohet se ngjarjet kanë ndodhur para mbërritjes së tyre te Neëcastle dhe Aston Villa.

Ankthi është i madh në Itali, teksa të gjithë presin që në orët në vijim të dalin emra të tjerë futbollistësh të përfshirë në skandalin e basteve.

Share This