Dreshaj: Misioni im ushtarak ka përfunduar, Kosova është në duar të sigurta

Dreshaj: Misioni im ushtarak ka përfunduar, Kosova është në duar të sigurta

Ditë me parë është pensionuar komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj “Besniku”.

“Besniku” i UÇK-së, pas pensionimit ka thënë se misioni i tij ushtarak ka përfunduar, derisa është shprehur i lumtur se me këtë forcë Kosova është në duar të sigurta dhe se ata janë nderi dhe krenaria e vendit.

“Me datën 8 maj përfundova misionin tim ushtarak. Për mua ishte nder i veçantë të jem Komandant i Forcave Tokësore, me ç’rast pata fatin të rrugëtoj me djem dhe vajza të Regjimentit të Parë, të Dytë dhe të Tretë të Këmbësorisë. Ata i falënderoj për sukseset e arritura së bashku gjatë këtij rrugëtimi.  Me këtë forcë Kosova është në duar të sigurta. Ata janë nderi dhe krenaria jonë! E falënderoj Komandën e Forcave Tokësore për rrugëtimin së bashku, si dhe për organizimin e ceremonisë së pensionimit tim. Poashtu shfrytëzoj rastin ti falënderoj mysafirët, të cilët më nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe të gjithë ata që më uruan përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Dreshaj në “Facebook”.

Gjeneralbrigade Hysen Dreshaj ka dhënë kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke qenë ndër ushtarët e parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dreshajn në luftë të gjithë e njihenin me nofkën “Besniku”.

Share This