Drenica siguron kthimin në elitë

Drenica siguron kthimin në elitë

Skuadra e Drenicës është kthyer zyrtarisht në Superligën e Kosovës në futboll, duke u shpallur kampione e Grupit A të Ligës së Parë, një xhiro para përfundimit të sezonit.

Fitorja bindëse ndaj Istogut, të shtunën në Skenderaj, e ka vulosur rikthimin e kuqezinjve në elitë. Drenica ka triumfuar me rezultatin 3:0, në një ndeshje që i ka takuar Javës së 26-të të kampionatit.

Hero i takimit ka qenë Igball Jashari, i cili ka realizuar të tre golat për Drenicën.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari e ka hapur serinë e golave në minutën e nëntë, e ka dyfishuar avantazhin në minutën e njëmbëdhjetë dhe e ka kompletuartre golëshin në minutën e pesëdhjetë e një, duke siguruar fitoren dhe njëkohësisht edhe titullin e kampionit për ekipin e tij.

Me këtë fitore, Drenica grumbullon 55 pikë dhe e siguron matematikisht vendin e parë në grup, duke u ngjitur drejtpërdrejt në Superligë.

Share This