
Drenica dhe Arsim Thaqi ndajnë rrugët
KF Drenica ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Thaqi.
Klubi kuqezi ka liruar strategun Thaqi nga detyra me qëllim që të bëjë ndryshime të cilat do t’i ndihmojnë në arritjen e synimeve.
“FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi. Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen”, ka njoftuar klubi kuqezi nga Skenderaj.
Njoftim i plotë nga KF Drenica
FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi. Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen.
Vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjës për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira.
Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona.
Falënderojmë trajnerin Arsim Thaçi për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës së kaluar me ekipin dhe i urojmë suksese në të ardhmen.
Me respekt,
FC Drenica