Drejtori i Arsenalit “godet” Real Madridin për Odegaardin
Drejtori sportiv i Arsenalit Edu Gaspar sugjeron se Real Madridi humbi durimin për të nxjerrë më të mirën nga mesfushori Martin Odegaard.
Norvegjezi zhvilloi vetëm 11 paraqitje për ekipin e parë të madrilenëve pas më shumë se gjashtë vite e gjysmë, duke iu bashkuar pastaj Arsenalit në verën e vitit 2021 për 30 milionë funte.
Në vitin 2022, Odegaard mori shiritin e kapitenit dhe ka qenë pjesë kyçe e skuadrës që po garon për titullin e Premierligës.
“Ka lojtarë që punojnë shumë mirë në një skuadër dhe pastaj dobët te një tjetër. Varet nga momenti, shanset”.
“Strategjia jonë është të nënshkruajmë me lojtarë të rinj, dhe ai iu përshtat profilit. Erdhi në huazim dhe vendosem ta blejmë. E kishim ndjekur me vite dhe ndoshta kishim durimin që dikush tjetër s’e kishte. Tani është një ndër katër kapitenët, duke e shijuar veten dhe ndër fytyrat më të njohura në skuadër”.
Real Madrid e fitoi një garë të madhe në vitin 2015 për shërbimet e Odegaardit, që mbushi vetëm 16 vjet disa javë pasi zgjodhi “Los Blancos” para klube si Man United, Man City, Liverpool, Juventus dhe Bayern Munich.
Sidoqoftë, tani ai po shkëlqen te skuadra londineze ku ka fituar vendin titullar dhe vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin anglez. /nacionale/