Drejt grupeve të Conference League, Ballkani dhe Struga në ekranin e “SuperSport”
Ballkani është vetëm 90 minuta larg kualifikimit për të dytën herë në grupet e Conference League.
Pas fitores 4-1 në Prishtinë ndaj Bate Borisov, të besuarit e Ilir Dajës do të luajnë në Budapest takimin e dytë të fazës play-off.
Me një avantazh të konsiderueshëm, kampionët e Kosovës duan një tjetër fitore për të festuar në mënyrën e duhur kalimin në grupet e këtij kompeticioni.
Ashtu si për gjatë gjithë rrugës, edhe kjo përballje do të vijë live dhe ekskluzivisht nga ora 20:00 në ekranin e “SuperSport 3”, me besimin se do të shijojmë këtë sukses historik të ekipit nga Suahreka.
Nga Hungaria në Islandë, Struga kërkon përmbysjen e historisë në Rejkjavik, ku do të kërkojë të zhvlerësojë humbjen minimale ndaj Breidablik.
Sfida e luajtur në Maqedoninë e Veriut tregoi se mes ekipeve nuk ka shumë diferenca e skuadra e Shpëtim Duros ka besim se mund të marrë një fitore kualifikimi ndaj “vikingëve” islandez, për të regjistruar suksesin më të madh të historisë së Strugës.
Edhe kjo përballje do të vijë live dhe ekskluzivsht gjithashtu në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve përmes Digitalb, në “SuperSport 2”.
90 minuta takim me historinë, për Ballkanin në njërën anë që do të kërkojë të ruajë atë që ka ndërtuar në ndeshjen e parë, ndërkohë Struga në anën tjetër për të luajtur ndeshjen perfekte.