Draft-statuti i Asociacionit, Tahiri kritikon Osmanin: Presidente e paradokseve

Draft-statuti i Asociacionit, Tahiri kritikon Osmanin: Presidente e paradokseve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cilat të enjten ka thënë se drafti i Asociacionit nuk do të kalojë testit e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se presidentja Osmani e ka ndërruar qëndrimin rreth kësaj çështje.

Madje, Tahiri e ka quajtur Osmanin si presidente të paradokseve.

“Presidentja e paradokseve – njëherë dha vërejtje zyrtare për dokumentin e statutit të asociacionit të hartuar nga BE-ja që nënkupton se e ka pranuar asociacionin e BE-së, por me vërejtje (në takimin që pati me Sorensenin), ndërsa sot e hodhi poshtë duke thënë se ky statut nuk duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese. Por nuk është çudi, sepse është kjo presidente që ishte gojëmbyllur tërë kohën, ndërsa foli kur u përmenden zgjedhjet në Kosovë, me frikë se po shkarkohet…”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Share This