Dortmundi përgatit festën
Dortmundi tashmë është duke përgatitur festën.
Në qytetin gjerman janë të sigurtë se Borusia do të arrijë të mundë Realin e Madridit në finalen e Ligës së Kampioneve. Ndaj programi i festimeve në qytet është përgatitur me detaje. Ndërkohë që skuadra vazhdon përgatitjet për finalen nën drejtimin e trajnerit Tërziç.
Borussia Dortmund nuk do të startojë si favorit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, por në qytetin gjerman tashmë po flasin sesi do të festojnë atë që do të ishte suksesi i dytë në historinë e kësaj skuadrës. Madje kjo gjë ka tërhequr vëmendjen në Gjermani, ku gazetarët më të afërt me Borusian morën një mesazh ku u kërkohej të bënin sa më shumë akreditime për ndeshjen e 1 qershorit, në Wembley.
Madje edhe festimet në qytet janë planifikuar tashmë deri në detaj.
Gjithçka do të nisë pas kthimit të skuadrës nga Londra. Pasi të shkruajnë emrat e tyre në librin e artë të qytetit, skuadra verdhezi, stafi stërvitor i kryesuar nga Edin Terzic dhe zyrtarët e BVB do të hipnin në një autobus të hapur për të parakaluar me trofeun nëpër rrugët e qytetit. Siç diktohej nga mesazhi për mediat, kjo pjesë e festës do të zhvillohej në orën 16:09, pikërisht kur në vitin 1909, u themelua Borussia.
Ndërkohë, skuadra vazhdon të përgatitet për atë që do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve të Dortmundit që nga viti 2013. Meqenëse Bundesliga përfundoi fundjavën e kaluar, njerëzit e Terziçit po punojnë për provën e madhe në duelin kundër Madrilenëve. /rtsh/