Dortmundi feston pas finales me Realin, Klopp i ftuar special
Borussia e Dortmundit do të festojë në “Wembley” pavarësisht nga rezultati i finales me Realin e Madridit.
Sipas tabloidëve britanikë klubi nga Ruhri ka prenotuar ambientet e “Outernet” në rrugën “West End” të Londrës.
Në sallë do të jenë deri në 2000 persona ndërsa njëri prej tyre ka lajmëruar prezencës që në ditën e sotme.
“Mora një ftesë për të shkuar në finalen e Champions League. Më thanë se nuk mendoni se do të shkoja, por sigurisht që do të shkoj sepse po flasim për një finale të madhe dhe të them të drejtën nuk kam asgjë më të mirë për të bërë atë ditë”, tha Jurgen Klopp.
56-vjeçari nuk ka komentuar për pjesëmarrjen në festë, por prezenca e tij thuhet se është e konfirmuar nga zyrtarë të skuadrës së Dortmundit.
Për Klopp finalja në “Wembley” e Dortmundit është një takim i madh pasi me klubin gjerman ka humbur një finale të tillë plot 11 vite më parë përballë Bayernit. /rtsh/