Dortmund ngec në transfertën e Augsburg, Union Berlin mposhtet nga Bochum

Dortmund ngec në transfertën e Augsburg, Union Berlin mposhtet nga Bochum

Borussia Dortmund ngec në transfertën e Augsburg, me takimin e javës së 15-të të Bundesliga që përfundoi me barazimin 1-1.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar, ndërsa ishin vendasit ata që zhbllokuan takimin me Demirovic në minutën e 23’.

Megjithatë, Dortmund u kundërpërgjigj shpejt, me Malen që barazoi në minutën e 35’.

Fraksioni i dytë, pavarësisht rasteve nuk solli më raste, duke bërë që takimi të mbyllej me rezultatin 1-1, me asnjërën prej Augsburg dhe Dortmund, që nuk mundën të rikthehen të fitorja as këtë javë.

Pas javës së 15-të Augsburg renditet në vend të 10-të me 18 pikë, teksa Dortmund në vend të pestë me 26 pikë.

Ndërkohë Bochum-Union Berlin u mbyll me rezultatin 3-0, Darmstadt-Wolfsburg 0-1 dhe Mainz-Heidenheim me rezultatin 0-1.

Share This