Dortmund mposht Newcastle-n, Shakhtar trondit Barcelonën

Dortmund mposht Newcastle-n, Shakhtar trondit Barcelonën

Borussia Dortmund është treguar skuadër e fortë në duel me Newcastle-n.

“Milionerët” e Gjermanisë, mposhtën skuadrën angleze, me rezultat 2-0, të martën në kuadër të xhiros së katërt të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Fullkrug (26’) dhe Brandt (79’), shënuan nga një gol për fitoren e Dortmundit, skuadër kjo që tani ngjitët në krye të tabelës me shtatë pikë të tubuara, kurse, Newcastle ka tri pikë më pak në pozitën e katërt.

Ndërkohë, fitore të madhe ka arritur edhe Shakhtar Donestk duke mundur Barcelonën, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Grupit H.

Futbollistët e Barcelonës, e dominuan lojën, megjithatë, ishte skuadra ukrainase që iu gëzua fitores me golin e Sikan (40’).

Pavarësisht disfatës, Barcelona lidere e grupit më nëntë pikë, tri më shumë së Porto dhe Shakhtar, kurse, Antwerp është e fundit pa pikë.

Share This