Dortmund mposht Hoffenheim-in, merr kreun e Bundesligës
Borussia Dortmund ka marrë kreun e Bundesligës. Kjo pas fitores së sontme si mysafir kundër TSG Hoffenheim.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-3.
“Milionerët” kanë gjetur gorlin e epërsisë qysh në minutën e tetëmbëdhjetë përmes Fullkrug, por as goli i vendasve nuk ka vonuar, ku vetëm shtatë minuta më vonë nga pika e bardhë është treguar i saktë Kramaric.
Skuadra e Edin Terzic nuk ka lejuar që në pushim të shkohet baras dhe Reus e ka gjetur golin në minutën e tretë shtesë.
Pjesa e dytë nuk ka ofruar ndonjë gjë dhe kur është menduar se ndeshja do të kryhet me atë rezultat, në skenë ka dalë Ryerson për ta vulosur rezultatin e ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Dortmund, derisa nuk është mposhtur asnjëherë pas gjashtë ndeshjeve të Bundesligës këtë sezon.
Dortmund e kryeson tabelën, por ka një ndeshje më shumë, gjë që nënkupton se një fitore e nesërme e Bayern Munich dhe “milionerët” do të zbritnin në vendin e dytë.