Dortmund, Kovac: E njohim Barçën, duam të përfitojmë nga dobësitë e saj

Dortmund, Kovac: E njohim Barçën, duam të përfitojmë nga dobësitë e saj

Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac ka folur për të analizuar ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës. Trajneri foli për kolegun e tij Hansi Flick:

“Ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin si njerëz. E dimë gjithashtu se si e shohim futbollin e njëri-tjetrit. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e sulmuesve të Barcelonës dhe duhet të mbrohemi mirë. Duam të përfitojmë nga dobësitë e tyre”.

“Unë mendoj se Barcelona është favorite nesër”, përsëriti trajneri, “por Dortmundi luajti në finalen e sezonit të kaluar. Këtu, gjithçka është e mundur. Nuk jemi favoritë, por kjo nuk do të thotë asgjë”.

Share This