Dorival Junior është trajneri i ri i Brazilit

Dorival Junior është trajneri i ri i Brazilit

Dorival Junior është trajneri i ri i kombëtares braziliane. Ish-tekniku i Flamengos (me të cilën fitoi Kupën Libertadores në vitin 2022) që aktualisht është në krye të Sao Paolos, ka pranuar propozimin e presidentit të federatës Ednaldo Rodrigues, për të marrë drejtimin e “Seleçaos”.

Dorival i ka komunikuar vendimin e tij këshillit drejtues të klubit të San Paolos dhe ditën e djeshme ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore me ekipin.

61-vjeçari do të nisë një aventurë të re në krye të Brazilit, duke zënë vendin e lënë bosh nga Diniz, që në rolin e trajnerit të përkohshëm drejtoi kombëtaren për 6 ndeshje.

“Është realizimi i një ëndrre personale, që ka ardhur vetëm si vlerësim për punën që kam bërë te San Paolo. Duhet të falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij projekti. Dua të falenderoj tifozët për të gjithë dashurinë dhe mbështjetjen që më kanë dhënë”, ka thënë Dorival Junior në një mezash drejtuar klubit të San Paolos.

Share This