Donny van de Beek i afrohet Barcelonës
Holandezi Donny van de Beek raportohet dëshiron që sa më parë të largohet nga Manchester United.
Van de Beek nuk është në planet e trajnerit Erik Ten Hag, dhe e ardhmja e tij, duket larg ‘Old Traffordit’.
Sipas medieve britanike, holandezi i është ofruar Barcelonës.
Holandezi po përpiqet që sa më parë të largohet nga “Djajtë e Kuq” për të shpëtuar karrierën e tij futbollistike.
Van de Beek thuhet se qysh në muajin e ardhshëm kërkon t’i bashkohet klubit katalanas.
Trajneri Xavi Hernandez akoma nuk ka gjetur pasuesin e Gavit të lënduar, dhe holandezi i Man Unitedit, mësohet se është opsion i mundshëm për të zbarkuar në “Camp Nou”.
Ndryshe, siç raportohet, përveç Barcelonës, Van de Beek është duke u vëzhguar edhe nga klubi i madh italian, Juventus.