Donnarumma, gafë e pabesueshme gjatë ndeshjes PSG-Newcastle

Donnarumma, gafë e pabesueshme gjatë ndeshjes PSG-Newcastle

Moment i vështirë për Gigio Donnarumma, i cili pas gabimit të bujshëm të bërë në Ligue 1 në ndeshjen që më pas PSG fitoi ndaj Monacos, e përsëriti në Champions League në ndeshjen në shtëpi ndaj Newcastle.

Veprimi i portierit italian në minutën e 24-të i dha mundësinë skuadrës angleze të kalojë në avantazh në ndeshjen e vlefshme për ditën e 5-të të Grupit F (ku përfshihet edhe Milani).

Një gabim, ai i bërë në Parc des Princes, të cilin tifozët parisien nuk ia kanë falur. Për Donnarumma pati një rrebesh kritikash në rrjetet sociale.

“Askush nuk mund të të mbrojë më, përveç një avokati” shkroi një tifoz francez, ndërsa tifozët e Milanit nuk janë kursyer aspak ndaj ish-portierit të tyre.

Share This