Donjeta Sadiku premton medalje në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Donjeta Sadiku premton medalje në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim boksieren Donjeta Sadiku, e cila siguroi normën për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Çeku theksoi se Donjeta po premton që do të sigurojë medalje në këto lojëra.

“Vajzat po dominojnë me suksese në sport”, ka shkruar Çeku.

“Donjetën e prita sot në kabinet pas sigurimit të normës olimpike për Paris 2024. Na premtoi medalje në Lojërat Olimpike. I uroj shumë suksese në Paris”.

Share This