Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku më të mirët e vitit 2024

Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku më të mirët e vitit 2024

Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.

Sadiku, që këtë vit hyri në histori si boksierja e parë nga vendi ynë që fiton normën olimpike, u shpall boksierja më e mirë e vitit, ndërsa Bajoku i takoi epiteti i boksierit më të mirë.

Çmimet kryesore u ndanë nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i FBoxK, Enver Krasniqi.

Çmime ndanë edhe drejtuesit tjerë të KOK-ut, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe anëtari i Bordit, Avni Nuha, derisa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunës, doajenë dhe kontribuues të boksit.

Trajneri më i mirë u vlerësua Besim Brahimi, ndërsa Latif Demolli u shpall gjyqtari i vitit.

KOK u nderua me mirënjohje, ndërsa në fjalën e tij, presidenti vlerësoi lart të arriturat e boksit, me theks të veçantë normën olimpike të Sadikut.

Share This