Doku: De Bruyne më bindi që t’i bashkohem Man Cityt
Transferimi më i fundit i Manchester Cityt Jeremy Doku thotë se nuk pranoi menjëherë t’i bashkohet gjigantit anglez.
Belgu ka pranuar se ishte në dyshime nëse do të kishte rol të rëndësishëm, por që De Bruyne dhe Guardiola e bindën se ishte zgjedhja e duhur.
“Kontaktet e para ishin në fundin e kampionatit. Thashë “kjo është mirë”, por cili është projekti? Kjo është gjëja më e rëndësishme. Të shkoj diku ky projekti më përshtatet, ku e shoh vetën duke luajtur. Dua ta di rolin tim, kjo më bind dhe jo të them se jam dhe luaj për Man Cityn”.
“Fola me drejtorin sportiv, trajnerin. Ky ishte moment kyç. Kur trajneri flet, nuk është vetëm. Të shpjegohet projekti, sa të beson. De Bruyne luajti rol ngase ishte aty”.
“Bisedoi me mua kur i dëgjoi spekulimet, më pyeti për konfirmim. Ata e pyetën për disa informata, mesa duket ai tha diçka të mirë që është në rregull”.
“Mbetem në kontakt, kur kisha pyetje e pyetsha. Kur erdha nuk ishte aty, ishte në operim. E pashë një ditë më vonë ndaj Fulhamit”.