Doktori Berisha për Haxhi Thaçin: I ka munguar Hashimi, frikësohej se do të vdes pa e pa

Doktori Berisha për Haxhi Thaçin: I ka munguar Hashimi, frikësohej se do të vdes pa e pa

Frontal në T7, ka folur për vizitën e fundit që ish-presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar në Kosovë, në QKUK ku kishte vizituat babën e tij para se ky të vdiste pak ditë më vonë.

Doktori Adriatik Berisha ka thënë se Haxhi Thaçit, i ka munguar ish-presidenti dhe se ‘‘ka gjasë që edhe iu ka friku vdekjes pa e pa të birin’’.

Ai ka treguar edhe se si Haxhi Thaçi kishte deklaruar se lirimi i Haxhim Thaçit pa shokët s’ka kuptim.

‘‘E di që tri kërkesa radhazi kanë qenë në Speciale për ish-presidentin me ardh me vizitu babën e vet. Ka qenë kërkesë edhe tij, nuk ka njeri që sëmuret dhe nuk ka qef me i pas anëtarët e familjes të vet.  Kam përshtypjen që ka qenë një burrë i pjekur i matur, edhe sigurisht që i ka mungu edhe i biri. Ka gjasë që edhe iu ka friku vdekjes pa e pa të birin. Unë e kam përmend edhe sot, ai ka pas dëshirë me u kthy gjithë. Në një moment ka thënë: Djali me u liru pa shokë s’ka kuptim. Kërkesa e fundit, por unë e kam lëshuar një raport që tregon për gjendjen e pacientit të bazuar në fakte, gjendjen e rënduar të pacientit. Javë ne  fundit i ka pas dy kriza dhe ka pas mundësi me vdek pa e pa’’, ka thënë ai mes tjerash.

Share This