Dogana sekuestron 246 kilogramë mjaltë në magjistralen Gjilan-Prishtinë
Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandën me mjaltë në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Dogana ka ndaluar një veturë me targa serbe e drejtuar nga shtetasi i Serbisë, ku dhe ka gjetur dhe konfiskuar 246 kilogramë mjaltë.
“Në magjistralen Gjilan-Prishtinë është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg. mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjell në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Vlera e mallit sipas tregut është mbi 2500 euro, ndërsa shmangja nga taksat është mbi 1000 euro.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.