“Do të mësoj shumë nga Xhaka dhe Shaqiri”, Sierro grumbullohet për herë të parë nga Zvicra
Vincent Sierro, që po shkëlqen si kapiten i Toulouse në Francë, ka marr ftesë për herë të parë nga Zvicra.
Sierro u ftua për herë të parë në moshën 28-vjeçare, ndërsa ka diplomë bachelor në ekonomi, flet disa gjuhë, por arritjen më të madhe e konsideron ftesën.
“Është një ëndërr që po bëhet realitet për mua. Jam krenar. Edhe si djalë i vogël, gjithmonë e shikoja kombëtaren duke luajtur”, ka thënë Sierro pas seancës së parë stërvitore në La Manga të Spanjës.
“Ishte gjithmonë një objektiv për mua dhe kam punuar shumë për ta arritur këtë qëllim,” thotë Sierro.
Mesfushori nuk dëshiron ta marrë rol drejtuesi direkt në ekipin kombëtar dhe thotë se ka shumë respekt për lojtarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Ata bënë histori për Zvicrën dhe unë mund të mësoj shumë nga Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri”, nënvizoi Sierro.