“Do të kthehem atje një ditë”, ylli i City-t: Ja arsyeja pse Haaland nuk e fitoi Topin e Artë
Në një intervistë të dhënë për “A Bola”, Bernardo Silva ka folur për të ardhmen e tij, Benfica-n, Barcelona-n dhe Erling Haaland.
Për Benfica-n, mesfushori i Manchester City-t ka thënë:
“Sigurisht që dua të kthehem dhe shpresoj që të ndodhë një ditë, por për momentin nuk do të ishte e mundur sepse City do të kërkonte shumë para.
“Jam një lojtarë me vlerë mbi 50 milionë euro. Asnjë klub portugez nuk do ta paguante këtë shumë. Nëse do të kthehesha, do të ndodhte afër skadencës së kontratës time.
“Barça e Guardiola-s? Kur isha i ri shikoja Barcelona-n e përbërë nga lojtarë të rini, Xavi, Iniesta e Messi, dhe e drejtuar nga Pep. Ka qenë një frymëzim për mua dhe një nga ëndrrat e mia ishte të punoja me Pep.
“Topi i Artë? Nëse Bayern fiton Champions League, sulmuesi i Bayern që ka shënuar 40 gola në sezon fiton Topin e Artë.
“City fiton Champions League dhe fituesi nuk ka qenë Haaland, por Messi. Po të mos kishte qenë për Botërorin e Messi-t, Haaland do të kishte fituar Topin e Artë”.