
Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran pas sulmit në spitalin Soroka
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas një sulmi me raketa të kryer nga Irani ndaj territorit izraelit, duke përfshirë edhe Spitalin Soroka në qytetin Beersheba.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Netanyahu deklaroi se Irani kishte goditur objektiva civile dhe kërcënoi me kundërpërgjigje të ashpër.
“Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa drejt Spitalit Soroka në Beersheba dhe ndaj popullsisë civile në qendër të vendit,” shkroi ai.
“Ne do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran.”