Djali Osama bin Ladenit dëbohet nga Franca, kishte lavdëruar terrorizmin në ditëlindjen e babait të tij
Omar Bin Laden, djali i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden, është dëbuar nga Franca, ku jetoi për vite me radhë.
Është bërë me dije se dëbimi i tij vjen pas komenteve në rrjete sociale që konsideroheshin se kishin lavdëruar terrorizmin.
Sipas gazetës “Le Publicateur Libre”, bin Ladenit ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve franceze për një postim në rrjetet sociale në ditëlindjen e babait të tij, i cili është vrarë nga forcat amerikane në vitin 2011.