Djali i Thaçit uron Grenellin: Bota ka nevojë për misionet speciale të ShBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Djali i Thaçit uron Grenellin: Bota ka nevojë për misionet speciale të ShBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, e ka uruar njeriun e afërt të presidentit Trump, Richard Grenell, për pozitën e tij.

Grenell që njihet për miqësinë me ish-presidentin Thaçi është emëruar nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, si emisar i veçantë i Shtëpisë së Bardhë për misione speciale ndërkombëtare.

“Bota ka nevojë për misionet speciale të ShBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky është një mision i duhur për Richard Grenell, pas një pune të shkëlqyer për presidentin Trump dhe ShBA-në. Urime Richard Grenell!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Ndryshe, Grenell ka qenë shumë i zëshëm edhe kundër Gjykatës Speciale në Hagë, veçanërisht ish-kryeprokurorit të saj Jack Smith, i cili pasi kishte ngritur aktakuzën kundër Thaçit, kishte ngritur aktakuzë edhe kundër presidentit Trump.

Jack Smith kishte publikuar një njoftim duke e shkelur rregulloren e brendshme për të treguar që kishte dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, e cila ishte e pakonfirmuar asokohe, në ditën që Thaçi ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshje nën patronatin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Share This