
Djali i Donald Trump shkon në Beograd, mediat serbe raportojnë se do të takohet me Vuçiqin
Djali i presidentit të Amerikës, Donald Trump, ka arritur në Beograd.
Sipas raportimeve të mediave, ai pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçq.
Trump JR kishte vizituar Beogradin edhe në shtator 2024, gjatë kulmit të fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA.
Më pas ai organizoi një darkë me përfaqësues të biznesit serb në një hotel të Beogradit.
Siç shkruante atëherë portali Nova.rs, një nga temat e bisedës ishin investimet e Trump në mbarë botën, para së gjithash në fushën e patundshmërive, hoteleve dhe mediave digjitale, si dhe kushtet për të bërë biznes në Serbi dhe SHBA.