“Djajtë e Kuq” mposhtin Evertonin
Manchester United ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për pjesën e epërme të tabelës, duke mundur Evertonin, me rezultat 2-0, të shtunën në “Old Traford”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-s.
Të besuarit e Erik ten Hag, bënë paraqitje mjaft të mirë në duel me Evrtonin, duke dominuar ndeshjen dhe duke marrë një fitore të rëndësishme për objektivat e tyre.
Fernandes (12’) dhe Rashford (36’), shënuan nga një gol për fitoren e “Djajve të Kuq” të cilat tani kanë 47 pikë në pozitën e gjashtë, kurse, Evertoni është në pozitën e 16-të me 25 sosh.