Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë të larta !

Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë të larta !

Mesdheu tashmë do të përballet me një vale intensive të Antciklonit  Afrikan ku presim temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Diel 07 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

 

– Zonat malore      18/34°C

– Zonat e ulëta       20/38°C

– Zonat bregdetare 22/34°C

Kosova për dt. 07 Korrik 2024 do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –21°C në mëngjes deri në 32°C –36°C gradë Celsius në mesditë.

Share This