
Dita e madhe në Liverpool, bileta më e lirë kushton 675 paund
Liverpooli po përgatitet sot për një ditë të madhe. Nëse të besuarit e Slot marrin vetëm një pikë përballë Tottenham atëherë ekipi i “Anfield Road” do të kurorëzohet për herën e 20-të kampion i Anglisë.
Ky triumf pritet që të festohet siç duhet kësaj here krahasuar me titullin e fituar në sezonin 2019-2020 kur Mersisajdi ishte gjysmë i bllokuar për shkak të rregullave që shërbenin për parandalimin e përhapjes së “COVID-19”.
Sa i përket ditës së sotme i gjithë qyteti është bërë gati ndërsa tifozët me më shumë fat janë ata, të cilët kanë siguruar një biletë në stadium. Thuhet se në tregun e zi bileta më e lirë për një vend në “Anfield” ka kushtuar plot 675 paund.
Për festë janë përgatitur edhe pub-et, të cilët ndodhen në rrugët që të çojnë në stadiumin “Anfield Road”. Sipas disa menaxherëve janë përgatitur për të qëndruar gjatë sot në punë…