Dita e dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, Osmani: Kujtimi për ta është i përhershëm

Dita e dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë, Osmani: Kujtimi për ta është i përhershëm

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, vendosi të premten kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani.

Me përulësi dhe respekt të thellë, presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo ka thënë se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.

Share This