
Distria Krasniqi ‘rrah’ hungarezen, prek finalen e madhe të Linz-it
Xhudistja jonë Distria Krasniqi nuk të ndalur në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.
Garuesja jonë është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu pasi në gjysmëfinale ‘rrahu’ hungarezen, Reka Pupp.
Krasniqi paraprakisht, eliminoi serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.
Në finale, Distria do të përballet me fituesen e duelit Naomi van Krevel – Iroha Oi.